Historia, nxenesit ne proteste

28/09/2009 14:55

Teksti i shumeperfolur i historise 12 ka nxitur nje debat te gjere, qe tashme ka perfshire edhe vete nxenesit.

Policia dhe drejtoria e shkolles “Cajupi” ka nderhyre ne mengjes per te shperndare nje proteste te nxenesve qe refuzonin mesimin.

Madje, disa prej tyre thone qe jane kercenuar me thyerje note ne sjellje, nese nuk futeshin ne klase per te vijuar mesimin normalisht.

Vendimi i nxenesve te vitit te trete dhe te katert per te bojkotuar mesimin derisa drejtoria te merrte vendim per terheqjen e librit te historise, eshte nderprere nga drejtoria e shkolles dhe nje pjese e stafit mesimor.

Drejtues e levizjes Rinia Aktive, sqarojne se drejtoria e shkolles i ka kercenuar dhe ushtruar dhune psikologjike ndaj nxenesve qe refuzuan te futen ne mesim.

Drejtoresha e shkolles se mesme sqaron se kjo eshte nje proteste e paligjshme dhe se deri me tani nuk ka patur ankesa te nxenesve per tekstin.

Nxenesit kerkojne te ndryshoje teksti, pasi ne historine e popullit shqiptar duhet te kete vetem fakte te verteta dhe jo politike.
 

Top Channel