
Rreth 100 nxenes te tre klasave te shtata ne shkollen 9-vjecare “Andon Xoxa” ne qytetin e Fierit protestuan mengjesin e se henes perpara Drejtorise Arsimore per largimin nga kjo shkolle te mesueses se lendes se fizikes.
Nxenesit kane bojkotuar mesimin dhe tregojne arsyet e kesaj kerkese dhe thone se ajo ushtron dhune ndaj tyre.
Problemi eshte pranuar edhe nga drejtoria arsimore. Drejtori Tahir Kastrati pranon se kjo mesuese eshte e prekur nga semundja dhe vazhdon futet ne mesim edhe pse i eshte kerkuar qe te marre raport prej nje viti.
Ai shton se eshte kerkuar edhe ndihma e drejtorise se policise per kete rast ndersa shton se ka edhe raste te tjera me te lehta kur mesuesit shfaqin probleme te ngjashme.
Top Channel