
Tregu i kembimit valutor edhe pse eshte stabilizuar disi nga goditja e madhe e fundjaves se kaluar vazhdon te shfaqe luhatje te shpeshta.
Pasi arriti rekordin historik prej 140 lekesh euro ka zbritur nje dite me pare ne nivelin 133 leke. Por kete te hene serish ne treg eshte vene re nje forcim i monedhes europiane ndaj lekut.
Ne oret e para te dites nje euro blihej me 134 leke dhe shitej me 134.8. Por deri ne mesdite euro u forcua me 3 pike. Ajo qe vihet re ne treg eshte se agjencite e kembimit valutor, por edhe bankat jane duke aplikuar diferenca te medha mes kursit te blerjes dhe atij te shitjes.
Kjo sipas tregtareve konfirmon se ecuria e kursit mbetet e pasigurte. Sipas tregtareve, tregu ka filluar te fuksionoje normalisht, por serish kerkesa per euro mbetet me e larte se oferta, ccka dikton edhe zhvleresimin e lekut.
Sipas te dhenave zyrtare, qe nga fillimi i ketij viti, kur nje Euro shitej me rreth 122 leke, monedha vendase eshte zhvleresuar ndaj Euros me mbi 10 per qind.
Por Ministria e Financave e konsideron kete si nje zhvleresim te pranueshem dhe thote se serish leku shqiptar eshte goditur me pak nga monedhat e shume vendeve te rajonit, te cilat jane zhvleresuar deri ne masen 40 per qind.
Top Channel