Rapidi i Vjenes, shperthen Salihi me dy gola

27/09/2009 09:10

Ka luajtur ndeshjen e tij te pare si titullar ne kampionat me Rapidin e Vjenes dhe e ka justifikuar plotesisht besimin e trajnerit Pakult.

Hamdi Salihi vazhdon te paraqitet ne menyre te shkelqyer ne kampionatin austriak, duke shenuar dy gola te tjere ne fitoren 3:1 qe skuadra e tij arriti ne derbin vjenez perballe Viener Neustadt. Miqte kaluan te paret ne avantazh, ne te 25-n me Kurtisin, por festa e tyre zgjati pak, pasi ne podium u ngrit sulmuesi kuqezi, i cili barazoi rezultatin vetem 60 sekonda me pas.

Salihi shenoi edhe ne minuten e 88, kur rezultati ishte 2:1 per te besuarit e Pakult, qe pak çaste me pare kishin kaluar ne avantazh me Soman. Shkodrani ngjitet ne kuoten e pese golave ne “tipp3-Bundesliga”, pas nente javeve te luajtura. Aktualisht, 25-vjeçari eshte golashenuesi me i mire i Rapidit, perpara Hofman (4) e Trimel (3).

Top Channel