
Publikimi i enciklopedise ne Maqedoni ka vene ne pykepyetje koalicionin qeverises mes parise shqiptare BDI dhe koalicionit maqedonas VMRO-DPMNE.
Burime te besueshme nga qeveria bejne te ditur per Top Channel se tensioni mes BDI-se dhe VMRO-se ka ndikuar edhe ne vendimet e kabinetit te Guevskit.
Ne mbledhjen e fundit te qeverise, ministrat shqiptare jane perplasur me kryeministrin Gruevski. Tensioni ka nisur kur ministrat maqedonas kane refuzuar kerkesen e ministrave shqiptare ku kerkohej qe emertimi i objekteve kulturore te behet edhe ne gjuhen shqipe.
Mesohet se pas kesaj mbledhje komunikimi mes aleateve te qeverise eshte nderprere krejtesisht, ndersa kryesia e BDI-se i ka kerkuar liderit te saj, Ali Ahmeti terheqjen e ministrave nga kabineti i Gruevskit nese ky i fundit nuk distancohet nga enciklopedia.
Top Channel