Tirana e Lonçareviç ka probleme

26/09/2009 10:45

Futbolli i kampionatit shqiptar do te rikthehet sot me ndeshjet e javes se peste, ku spikasin dy takimet, Apolonia-Tirana dhe Teuta Vllaznia, ndersa dy kryesueset, Besa dhe Dinamo, do te luajne ne shtepi, respektivisht ndaj Skenderbeut dhe ndaj Shkumbinit.

Per bardheblute, edhe pse jo ne forme, nuk lejohen me hapa false nese do te duan te ruajne hapin e Dinamos dhe Beses. Kampionet do te jene mysafire te Apolonise ne “Loni Papuçiu”.

Fieraket do te synojne fitoren para tifozeve te tyre te zjarrte, pas humbjes se nje jave me pare ne Laç. Vete trajneri i kryeqytetasve, Ilia Lonçareviç, e ka quajtur kete sfide si shume te veshtire per skuadren e tij. “Luajme ndaj nje kundershtari te rrezikshem, i cili do te provoje te jape me te miren perpara publikut te tij, pasi vjen nga nje humbje, u shpreh tekniku kroat”.

Me pas, trajneri bardheblu ve theksin edhe te problemet ne lojen e skuadres se tij, kjo edhe per shkak te mungesave. “Ne nuk jemi ende ne formen tone me te mire e per me teper edhe Muzaka e Abraham nuk jane rikuperuar plotesisht, nenvizon Lonçareviç. Ata mund ta nisin ndeshjen nga stoli. Ahmataj per momentin eshte nje zgjedhje me e mire se Abraham. Duhet te permiresohemi ne lojen nga krahet dhe te lidhemi me mire ne minutat e para te ndeshjes”. E megjithate, tekniku kroat i kampioneve ne fuqi te vendit pohon se objektivi i tyre ne kete sfide te veshtire do te jete vetem fitorja, edhe pse pranon qe nuk e njeh mire forcen e Apolonise.

“Nuk kam informacion te mjaftueshem mbi kundershtarin, por e njoh nga trofeu ‘Kujtim Majaci’ dhe nga disa informacione te vogla qe kam marre per perballjet e tyre ne kampionat. Megjithate, besoj shume te fitorja e skuadres time”, perfundon Lonçareviç. Ne fushe pritet te zbrese e njejta Tirane si kunder Beses. Ndeshje te veshtire ka edhe Vllaznia ne Durres perballe Teutes ambicioze. Dinamo-Shkumbini dhe Besa-Skenderbeu duken ne pamje te pare sfida jo shume te veshtira per vendasit, qe kane mundesi reale per t’i shtuar llogarise se tyre edhe 3 pike te tjera. Nje derbi interesant pritet te jete edhe ai i stadiumit te Krujes, ku Kastrioti vendas do te prese Laçin.

Top Channel