Terrorizmi, frike nga bombat “e brendshme”

26/09/2009 12:00

Eksperte te sigurise dhe spiunazhit jane shume te shqetesuar nga teknikat e reja te kamikazeve.

Ne mediat nderkombetare ka filluar te qarkulloje lajmi se nje atentator i Al Kaedes qe vdiq muajin e kaluar teksa tentonte te hidhte ne ere princin saudit Jedah e kishte fshehur bomben brenda trupit te tij.

Nga sulmi vdiq vetem atentatori, por druhet se teknika e tij mund te kopiohet nga kamikaze te tjere.

Ekspertet deklarojne se kjo teknike mund te krijoje probleme per sigurine ne aeroporte, duke i kthyer detektoret e metalit ne mjete te padobishme.

Shperthimi i muajit te kaluar beri qe njerezit te pyesnin veten se si nje nga operativet me te kerkuar te Al Kaedes arriti t’i afrohej aq shume princit saudit, i cili drejton operacionet e anti-terrorit.

Ekspertet e policise shkencore ne vendet perendimore deklarojne se e kane pergjigjen e kesaj pyetjeje dhe se ajo i shqeteson ata jashtezakonisht.

Top Channel