Shqiperi kujdes! Suedezet, hile me portat

26/09/2009 10:30

Perveç klasit te kundershtareve, ne sfiden e 14 tetorit ne Suedi, Kombetarja shqiptare duhet te tregohet e kujdesshme edhe
prej hileve te kundershtareve.

Ne fakt, ne oret e fundit ne vendin nordik ka shperthyer nje skandal, ne te cilin eshte zbuluar se ne  fushe, stadiume, portieret levizin shtyllat, duke “zvogeluar” me disa centimetra gjatesine e portave. Gjithçka eshte konfirmuar nga pamjet filmike te “Canal Plus”, ne te cilat pasqyrohej portieri danez i IFK Goteborg, Kim Kristensen.

Ne videon qe ka bere xhiron e botes, perpara sfides se rendesishme ne fushen e Orebros, te vlefshme per Allsvenskan (Premierliga suedeze), “gardiani” shkelmonte dhe shtynte dy shtyllat pingule te portes qe mbronte. Gjyqtari i takimit e kuptoi episodin vetem kur kronometri tregonte 20 minuta loje: ai rikthehu porten ne pozicionin e meparshem, por nuk mori asnje mase disiplinore. Ndeshja perfundoi ne barazim 0:0, ndersa Komisioni i Disiplines nuk e ndeshkoi lojtarin per veprimin, edhe pse ai mund te klasifikohej ne nenet qe flasin per mashtrime.

Por, pjesa qe shkakton me  shume çudi ne te gjithe kete histori eshte se veprimi i Kristensen cilesohet si “nje marifet i vjeter i portiereve”. I gozhduar nga pamjet e transmetuara, “gardiani” pranoi veprimin e tij duke deklaruar: “Ne disa stadiume rreth e qark Suedise, shtyllat nuk jane te futura brenda ne fushe. Ne te tilla raste, tenton t’i shtysh aq sa mundesh, per ta zvogeluar porten me disa centimetra. Ky sekret me eshte thene nga nje miku im portier disa vjet me pare dhe qe prej asaj kohe e kam perdorur disa here”.

Sipas mediave suedeze, me kete veprim, distanca mes shtyllave zvogelohet me rreth 25 centimetra, nga gjatesia standarde 7.3. Pohimi vjen edhe nga portieri i trete i kombetares suedeze, Xhon Alvbag, i cili militon ne radhet e Orebros, ky eshte nje “sekret i zanatit” qe vetem “gardianet” e njohin dhe e transmetojne nga brezi ne brez qe prej viteve ‘70. Madje, ai shprehet se spostimi i shtyllave eshte diçka qe ndodh rendom ne fushat e Allsvenskas. “Natyrisht, ka pasur raste qe edhe une i kam afruar shtyllat. Kjo ndodh ne te gjitha ndeshjet e kampionatit, ku portieret mundohen te ‘fitojne’ disa centimetra”, tha lojtari i perfaqesueses me te cilen Shqiperia do te ndeshet ne ndeshjen e fundit eliminatore te Boterorit 2010. “Gjithsesi, me duhet te them se nuk kisha pare asnjehere levizje kaq te madhe te shtyllave si ne rastin e Kimit.

Zakonisht, kjo behet kur ekzekutohet ndonje goditje kendi, kur ka lojtare qe qendrojne neper shtylla. Ne Suedi, spostimi i shtyllave ka filluar qe prej viteve ‘70 dhe perdoret shpesh nga portieret”. Ai shtoi: “A quhet ky mashtrim? Gjate goditjeve te lira lojtaret e levizin ose e gjuajne topin sipas deshires. Hilete ne fushe jane te zakonshme, ky eshte futbolli”. Kuqezinjte e kane marre paralajmerimin: ne Suedi, ne stadiumin “Rasunda” te Solnas, dikush duhet te vezhgoje me kujdes shtyllat…
 

Top Channel