
Koka e ulur, lotet ne fytyre. Ravena qan Brian Filipin, sulmuesin shqiptar, i cili humbi jeten mbremjen e te premtes se kaluar per shkak te nje aksidenti te mallkuar rrugor.
Te dielen, Ravena pret ne shtepi Veronen, ne nje ndeshje qe me shume mundesi do te nise me nje minute heshtje. Futbolli nganjehere mbetet jashte. Dhe ky eshte nje nga rastet, ku te flasesh per ndeshjen e te dieles eshte e veshtire, gati i pamundur. Filipi nuk eshte me.
Romanjolet kane rinisur stervitjen ne keto dite te mbushura me trishtim. Skuadra e trajnerit Espozito do te kerkoje t’i dhuroje nje paraqitje te mire nje miku qe nuk eshte me.
Ata do te kerkojne te lene menjane ate qe quhet aspekti psikologjik dhe do te synojne nje fitore ndaj Verones. Ne radhet e Ravenes te gjithe shprehen: “Do te luajme per Brianin, do te japim gjithçka per te”.
Top Channel