Lika me valixhe gati, synon 3 pike ne Durres

26/09/2009 13:20

Nisja jo e mire ne kete sezon dhe atmosfera e ndere ne radhet e kuqebluve, i imponon Vllaznise dhe veçanerisht trajnerit Hasan Lika, nje detyre me se te qarte ne perballjen ne “Niko Dovana ndaj Teutes.

Nje hap fals ne Durres do te sillte “kokeprerje” nga presidenca. Ne njefare kuptimi, trajneri Lika gjendet para “gurit te proves”, nese nuk deshiron te kete te njejtin fat si Agim Canaj, vitin e shkuar, ne po te njejten ndeshje.

Edhe pse drejtuesit e klubit jane kujdesur qe situata e para ndeshjes te jete e qete, burime prane tyre konfirmojne se ndeshja ndaj Teutes eshte shansi i fundit per ish-trajnerin e Partizanit, i cili ne keto 4 jave te para te kampionatit ka mundur te grumbulloje vetem 3 pike.

Shume pak per nje pretendente tradicionale per titull siç eshte Vllaznia. Sikur te mos mjaftonte kjo, me humor te prishur ne prag te kesaj ndeshjeje jane edhe futbollistet, pasi gjate javes disa prej tyre u gjobiten nga klubi. Vendimet penalizuese te drejtuesve lane nje shije te hidhur te lojtaret.

Por, megjithate, ata jane shprehur te gatshem te japin maksimumin e tyre ne kete ndeshje, pasi ne rast te nje humbjeje, mund te kete masa ndeshkimore jo vetem ndaj trajnerit Hasan Lika, por edhe per disa prej tyre, te cilet rrezikojne edhe perjashtimin nga klubi. Nga ana e saj, Teuta, pasi ka mundur javen e shkuar 3-0, ne shtepine e tij, Flamurtarin, nuk do te fale asgje ne “Niko Dovana”. Aq me teper qe tradita flet ne anen e saj, ne ndeshjet e dekades se fundit, kur luhet ne qytetin bregdetar.

Top Channel