Skela i vetofrohet Mynih 1860

25/09/2009 09:25

Ervin Skela, i mbetur pa skuader, edhe pse sezoni ka filluar, i vetofrohet njerit prej klubeve te njohura te kampionatit gjerman, Mynih 1860, i cili militon ne kete edicion ne Bundeligen 2, por per momentin po perjeton nje situate jo fort komode: renditet e 13-a ne klasifikim me 7 pike ne 6 ndeshje.

Ne rast te demtimeve ose gjate merkatos se dimrit ne qender te vemendjes do te jete shqiptari Ervin Skela.

Sipas “tz-online” ai u eshte ofruar “Luaneve” para fillimit te sezonit dhe kane pasur kontakte edhe para dy javesh.

E perditshmja e njohur gjermane ben te ditur se Skela e ka percaktuar TSV 1860 si nje mundesi “shume atraktive”.

32-vjeçari nuk eshte thjesht nje regjisor, por ai luante edhe ne mesfushen defensive si tek Energi Kotbus edhe ne Kombetaren e Shqiperise.

Ai eshte rrefyer se do te donte t’i besohej nje rol ne mesfushen defensive. Perveç kesaj, ai do te jete edhe nje alternative per repartin e sulmit.

Top Channel