Singapor, Grosjean “kopjon” Piquet

25/09/2009 15:10

Pikerisht nje vit me pare, ne te njejten kthese, ne te njejten piste dhe me te njejten makine ndodhi nje incident qe me pas do te kthehej ne skandalin me te madh te Formula 1 pas ceshtjes se spiunazhit te McLaren ndaj Ferrarit.

Behet fjale per pilotin zevendesues te Piquet tek Renault, Romain Grosjean, i cili eshte perplasur ne kthesen 17 gjate provave te lira, duke kopjuar ne nje fare menyre brazilianin Piquet qe u urdherua ta ndalte makinen duke u perplasur ne pisten e Singaporit per te favorizuar shokun e skuadres, Fernando Alonso.

Sa per kronike, kohen me te shpejte e regjistroi Barrichello, i ndjekur nga shoku i skuadres, Button.

Top Channel