Shkoder, xhamia vidhet gjate namazit

25/09/2009 09:05

Hajdutet nuk kursejne as shtepine e Zotit. Nje ngjarje aspak e zakonte ka ndodhur ne periferi te qytetit te Shkodres, ku ne ambientet e brendshme te xhamise jane vjedhur rreth 20 mije leke.

Ngjarja eshte raportuar nga hoxha i xhamise. Menjehere ne vendin e ngjarjes ka mberritur grupi hetimor, ku sipas policise eshte konstatuar se vjedhja nuk eshte kryer me thyerje.

Sipas kesaj te fundit, te hollat jane marre ne momentin kur dera e xhamise ka qene e hapur ose ne kohen kur kryen ritet e faljes dhe askush nuk ka vene re hajdutet.

Burime konfidenciale pohuan per gazeten se dyshimet kryesore jane per nje grup adoleshentesh te zones, te cilet mendohen se kane kryer dhe vjedhje te tjera te kesaj natyre ne shuma me te vogla ne disa arka te xhamive, kryesisht ne fshatra.

Top Channel