Seria A, Xhenoa frenon Juventus

25/09/2009 01:35

Xhenoa ka frenuar 2-2 Juventusin ne “Marassi”, duke i dhuruar kryesimin e Serie A Interit te Mourinhos qe fitoi nje dite me pare me Napolin.

Bardhezinjte e Ferrarres e kane nisur vrullshem ndeshjen duke kaluar ne avantazh qe ne minuten e 6 me Jakuinten. Vendasit mbajne me shume topin, por juventinet tregohen me te rrezikshem para portes kundershtare, por pa mundur te dyfishojne rezultatin.

Ne rastin e pare te krijuar ne porten e Bufon, Xhenoa barazon shifrat. Mesto ka kercyer me shume se mbrojtja e juves duke shenuar golin e pare per vendasit.  

Me rifillimin e lojes, Gasperini vendos Krespon ne sulm, nje levizje qe rezultoi e sukseshme, pasi argjentinasi shenoi golin e avantazhit per Xhenoa, me pare gjyqtari kryesor Sakani anulloi nje gol te Jakuintes.

Juventus nuk terhiqet prapa dhe ne minuten e 84 shenon me Kielinin, por Sakani e anullon serish kete here Trezege ne pozicion jashte loje.

Bardhezinjte e Ferrarres qe ishin prane humbjes se pare sezonale, duhet te falenderojne francezin Trezege qe ne minutat e fundit te ndeshjes shenoi golin e barazimit.

Perfundon keshtu ne barazim,ndeshja e fundit e javes se 5 ne Serie A, ku dy skuadrat Juventus dhe Xhenoa dhuruan spektakel dhe dalin nga “Marassi” me nga nje pike.

Top Channel