Milan, Thiago Silva ne tunel

25/09/2009 15:45

Milan nuk gjen paqe ne asnje prej reparteve, pasi tashme problemet me te medha i ka mbrojtja edhe pse Nesta u rikthye pas nje kohe te gjate.

Dritehije dyshimesh per gjendjen e brazilianit Thiago Silva qe erdhi me shume buje ne Milano por nuk arrin te shpetoje nga problemet fizike. Dhimbjet ne kofshen e djathte nuk kane marre ende nje pergjigje sepse nuk behet fjale per nje kontraktim te thjeshte.

Ish mbrojtesi i Fluminenses ngeli jashte formacionit kunder Bolonjes per shkak te nje terheqje muskulare por problemet kane qene me serioze se sa ishte parashikuar. Ai nuk do jete i gatshem as per ndeshjen kunder Barit dhe ndoshta as ndaj Zyrihut.

Top Channel