
Policia lokale ka asgjesuar 888 rrenje bime narkotike ne dy aksione te ndryshme ne rrethin e Gjirokastres.
Kontrolli u ushtrua ne fshatin Kordhoce te Komunes se Lazaratit dhe ne Komunen Cepo, 3 dhe 10 kilometra larg qytetit te Gjirokastres.
Aksionet ne kuader te operacionit “Era e Jugut” jane finalizuar ne fshatin Kordhoce me asgjesimin e 428 rrenjeve bime narkotike, ndersa ne Komunen Cepo jane asgjesuar 460 rrenje, qe te gjitha te llojit kanabis sativa.
Sipas policise, bimet varionin nga dy metra deri ne tre metra lartesi.
Ne momentin qe policia ka shkuar per te shkaterruar keto bime ne keto parcela nuk eshte gjetur njeri, por specialistet e antidroges ne baze te informacioneve te marra ne rruge operative dhe provave materiale te gjetura kane identifikuar autorin dhe eshte bere shpallja ne kerkim e tij.
Top Channel