Cana: Ne fushe jap zemren prej Kosoves

25/09/2009 09:40

Sanderlendi i besoi shiritin e kapitenit vetem pak jave pasi “zbarkoi” ne kampionatin anglez, por Lorik Cana ka nje arsye me te forte per te qene nje luftetar ne fushat e Premierliges: kujtimet per luften ne Kosove.

“Vuajtjet e shqiptareve te Kosoves me japin me shume force ne fushe. Gjithmone kerkoj te jap me te miren, ne menyre qe familja dhe populli im te ndihen krenare me mua. Ky eshte objektivi im”, tha mesfushori 26-vjeçar.

“Lufta eshte e tmerrshme, ishte periudhe e veshtire. Ajo qe ka ndodhur me jep energji, per te dhene maksimumin kudo qe luaj”.

Cana kujton edhe momentin kur zgjodhi te luante me Shqiperine:

“Nese do te prisja edhe pak mund te isha ne Kombetaren franceze, por e kisha detyre te perfaqesoja Shqiperine. Jemi nje vend i vogel, me nje skuader qe nuk eshte mes me te mirave, por jam krenar qe luaj me kete fanelle”.

Top Channel