Ancelotti vendos kufi: Ne vitin 2015 largohem

25/09/2009 20:30

6 vjet te tjere dhe pastaj ne pension. Carlo Ancelotti vendos nje kufi per aventuren e tij ne pankine dhe me pas mendon te kaloje pergjithmone pushime bashke me familjen e tij.

Ne prag te ndeshjes me Wigan, tekniku italian shprehet se ne vitin 2015 do ta braktise profesionin perfundimisht. “Nisa te punoj si trajner ne vitin 1995 dhe pas dy vitesh mendova se duhej te largohesha ne vitin 2000, por me pas fiksova si kufi vitin 2005 dhe tashme mendoj te largohem ne vitin 2015”, shprehet Carlo.

Me tej ai thote se shpreson te qendroje deri ne fund tek Chelsea por shton se kjo nuk varet prej tij. Edhe formen e mire qe po kalon mbrojtesi Cole. “Joe Cole ka luajtur shume mire dhe po tregon se eshte ne forme optimale. Ai mund te beje gjera te medha edhe me kombetaren e Anglise”, perfundon ish tekniku i Milanit. 

Top Channel