
Nje aksident i rende automobilistik ka ndodhur rreth ores 11 e 45 ne rrugen Myslym Shyri ne Tirane.Nje automjet tip BMW eshte perplasur me nje peme ne afersi te Albtelekomit duke shkaktuar plagosjen e rende te 4 personave ,dy vajza dhe dy djem.
Deshmitare ne vendngjarje tregojne se automjeti tip BMW drejtohej nga nje femer e cila po udhetonte me shpejtesi. Shkak i aksidentit mesohet te jete bere nje pusete ne te cilen ishte vendosur nje pengese betoni e cila nuk paralajmerohej me sinjalistike.
Drejtuesja e automjetit eshte perpjekur t’i devijoje pengeses por per shkak te shpejtesise se madhe ka humbur kontrollin duke u perlasur me pemen.
Te njejta burime tregojne se nje nga pasagjeret ,vajza tjeter qe ndodhej ne vend te pare eshte plagosur me rende.
Te kater personat jane derguar menjeher ne spitalin ushtark dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten. Nderkohe ne vendgjarje kane mberritur forca te rendit te cilet po hetojne ne lidhje me aksidentin.
Top Channel