Sportistet, leter Kryeministrit

24/09/2009 10:15

Problematika me drejtuesit paralele qe zaptojne Federaten Shqiptare te Gjimnastikes, duke mbajtur peng fondet per pjesemarrjen ne aktivitete dhe shperfillja nga MTKRS i ka detyruar gjimnastet e Kombetares shqiptare te kerkojne ndihme ne Kryeministri.

Nepermjet nje letre, ata i kane parashtruar kreut te ekzekutivit problematiken e tyre. “I nderuar zoti Kryeminister! Jemi tre gjimnaste te ekipit Kombetar qe po ju shkruajme per t’ju kerkuar ndihmen tuaj per te perballuar shpenzimet e udhetimit dhe te qendrimit disaditor ne Londer, ku do te perfaqesojme Shqiperine ne Kampionatin Boteror te Gjimnastikes”, citohej ne kerkesen per Kryeministrin Berisha.

“Per shkak te mosmarreveshjeve ndermjet drejtuesve te federates, e cila ka dy presidente dhe dy sekretare, askush nuk na mbulon shpenzimet dhe jemi te detyruar t’i paguajme ato personalisht. Ministria e Sporteve e ka miratuar fondin per kete aktivitet, por federata nuk na jep parate e nevojshme per shkak te ketyre konflikteve! Karriget e tyre jane me te rendesishme se çdo gje tjeter”.

Hasa, Çuka dhe Selaj theksonin per shefin e qeverise se jane te gatshem per çdo lloj sakrifice, per perfaqesimin e vendit, por kjo qe po ndodh nuk eshte logjike.

“Shpenzimet ne nje qytet si Londra jane disa here me te larta sesa pagat disamujore te prinderve tane, por ne jemi te vendosur te shkojme ne kete aktivitet. Perfaqesimin e Shqiperise e konsiderojme nder dhe detyre, e per te jemi te gatshem te bejme çdo sakrifice, por jo per arsye te tilla. Kjo eshte e tepert. Duke kerkuar ndihmen tuaj si prind e Kryeminister, po bejme aktin e fundit perpara nisjes sone, pasi te gjitha dyert e tjera na jane mbyllur”, perfundonte letra e gjimnasteve kuqezinj.

Top Channel