
Bllokimi i punimeve te Rruges se Arbrit ka çuar ne perplasje mes banoreve te fshatit Vajkal dhe policise.
Per pengimin e punes policia ka ndaluar 40-vjeçarin Ismail Bala, por ky i fundit pretendon se ndaj tij eshte ushtruar dhune nga ana e inspektorit te zones, Xhovalin Varfi, i cili pasi i ka thyer xhamin e makines se tij, e ka goditur dhe nxjerre forcerisht nga makina.
“Me detyruan qe nen presion te firmos nje deklarate ku te pranoj se mbi mua nuk eshte ushtruar presion, nderkohe qe inspektori i krimeve me ka goditur me grushte ne fytyre, duke me gjakosur te terin”, thote Bala.
Por drejtori i Policise se Dibres, Ali Elezi, thote se Ismail Bala eshte ndaluar forcerisht nga policia, pasi nuk pranonte te vinte ne komisariat per te sqaruar motivin qe e kishte çuar ate dhe te tjere banore te fshatit Vajkal ne bllokimin e punimeve ne Rrugen e Arbrit.
Sipas drejtorit, Bala ka nenshkruar nje deklarate qe konfirmon se mbi te nuk eshte ushtruar dhune.
Top Channel