PS, levizja anti-bojkot, takime ne Durres

24/09/2009 23:25

Drejtuesit e levizjes per mendim ndryshe ne PS, Ben Blushi dhe Arben Malaj ishin ne Durres ku u takuan me mbeshtetesit e tyre per te kundershtuar bojkotimin e parlamentit dhe per te shprehur pikepamjet e tyre per zhvillimet brenda partise.

Ben Blushi kritikoi ashper qendrimet e Edi Rames dhe e beri pergjegjes ate per humbjen ne zgjedhjet e 28 qershorit.

“Sot Partia Socialiste po i iken se vertetes, dhe kjo nuk eshte arsyeja e 60 mije apo 80 mije socialisteve me teser, apo 600 mije shqiptareve qe votuan per Partine Socialiste, kjo eshte vetem per arsye te nje njeriu qe ka frike t’i thote Shqiperise: Po une humba!”, u shpreh para socialisteve te Durresit deputeti Blushi.

Zoti Blushi kritikoi edhe perpjekjet per aleanca te pamundura ideologjikisht, sic i quajti ai nga lidershipi i PS.

“Po kerkohet aleance edhe aty ku nuk eshte e mundur ideologjikisht, dikush mund ta quaje kete nje levizje pragmatiste. Partia Socialiste po kerkon aleanca tek Nard Ndoka edhe tek Spartak Ngjela dhe nuk po guxon ta kerkoje ate brenda vetes se vet”, vijoi ne fjalimin e tij Blushi.

Edhe Arban Malaj iu referua qendrimeve te komunitetit nderkombetar, i cili, sic tha ai nuk e ka mbeshtetur ne asnje cast bojkotin.

“Asnje institucion nderkombetar qe monitoroi zgjedhjet, asnje kancelari diplomatike qe monitoron politiken shqiptare, asnje personalitet socialist, asnje europarlamentar i se majtes europiane nuk e ka mbeshtetur vendimin tone, pra bojkoti yne rezulton thjesht nje vetizolim”, deklaroi gjate fjales se tij, Arben Malaj.

Drejtuesit e levizjes per mendim ndryshe deklaruan se do te shkojne ne cdo qytet derisa ata nuk do te lejohen te kthehen ne parlament per te zhvilluar debatin politik.

Top Channel