PS: Kushtet nuk diskutohen, plotesohen

24/09/2009 15:25

Partia Socialiste eshte fokusuar tek nje tjeter element i zgjedhjeve te 28 qershorit.

Behet fjale per kamerat ne 7 qendrat e numerimit, te kontenstuara prej saj, per te cilat socialistet nuk jane pajisur me asnje filmim nga Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Perkundrejt pretendimit te maxhorances, thote deputeti Ilir Beqja, se jane vene ne dispozicion te PS-se te gjitha filmimet gjate procesit te numerimit, e verteta eshte krejt ndryshe.

“Filmimet e vena ne dispozion nuk ofrojne asnje moment numerimi per 7 KZAZ-te”, u shpreh Beqja.

Duke sjelle keto argumenta, Zoti Beqja kerkon te konfirmoje edhe njehere qendrimin, sipas tij te drejte te PS-se, i pasqyruar edhe ne raportin e OSBE-ODIHR se procesi i numerimit te votave ne 1 te treten e vendnumerimeve ka qene i keq ose shume i keq.

PS nderkaq le pa pergjigje ftesen per nisjen e bisedimeve rreth kushteve te saj per te hyre ne kuvend te drejtuar nga maxhoranca permes kryetarit te grupit parlamentar demokrat.

Burime brenda selise roze thone se kushtet e socialisteve jane te qarta dhe se nuk kane nevoje per diskutime por per garanci ne plotesimin e tyre.

Top Channel