Ngerci, PS-PD nisin te “leshojne pe”

24/09/2009 09:10

Mazhoranca dhe opozita fillojne te “leshojne pe” ndaj njera-tjetres sa i takon situates politike dhe kapercimit te ngerçit

Pas raportit te OSBE-ODIHR-it, i cili keshillon subjektet politike qe te permiresojne Kodin Zgjedhor, palet kane ulur tonet dhe ne parim, me qendrime ne largesi jane dakord per t’i bere ato.

Ne momentin kur Parlamenti pritet te hyje ne funksionimin e tij normal dhe kur do te nisin diskutimet e nismave ligjore, Partia Demokratike i beri ftese PS-se qe te kthehet ne Kuvend, duke u treguar e gatshme qe te fillojne negociatat, te gjitha keto brenda kuadrit ligjor.

Ndersa Partia Socialiste u perpoq te shpjegonte dje se nuk kerkon qe te ndryshoje rezultatin ose pushteti te kaloje ne duart e saj, por kerkon vetem transparence.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, ftoi zyrtarisht Partine Socialiste te negociojne per kerkesat e opozites me qellim rikthimin e deputeteve te saj ne Parlament.

Patozi theksoi se selia blu eshte e gatshme te bashkepunoje me socialistet dhe kerkesat e tyre me te vetmin kusht qe ato te jene brenda kuadrit ligjor.

Ndersa deputeti socialist, Damian Gjiknuri, shpjegoi se selia roze kerkon hetimin e zgjedhjeve permes nje komisioni hetimor, hapjes se kutive, por nuk synon qe te ndryshoje rezultatin, pasi ai eshte percaktuar tashme.

Top Channel