Nami me gjobat, 230% ne kohe krize

24/09/2009 08:45

Edhe pse kohe krize, qeveria vijon me planin per te krijuar sa me shume burime te ardhurash per arken e saj.

Pavaresisht kushteve ku ndodhet biznesi, mungeses se likuiditeteve dhe renies se aktivitetit, taksidaret e shtetit zbatojne ligjin, duke ndeshkuar ate subjekt qe thyen rregullat.

Rezultati duket qarte ne favor te qeverise, e cila i ka rritur te ardhurat nga gjobat dhe sekuestrimet me rreth 230 per qind.

Behet fjale per periudhen janar-gusht 2009, gjate te ciles jane arketuar rreth 206 milione leke nga masat ndeshkuese.

Rritja i referohet planit te Ministrise se Financave, pasi po ta krahasojme me vitin e kaluar, shikojme renie te theksuar te masave ndeshkuese.

Prej kohesh biznesi ne vend ankohet per ndeshkime arbitrare nga ana e punonjesve te shtetit, sidomos ne kohe kur verehet renie te ardhurash nga taksat.

Shqetesimi behet edhe me i madh po te kemi parasysh mungesen e Gjykates Administrative, e cila nuk ka nisur ende punen, ndersa biznesi paguan 15 perqindeshin e famshem para apelimit ne Gjykaten e Shkalles se Pare.

Top Channel