Marok, goditet rrjeti terroriste

24/09/2009 00:35

Autoritetet e sigurise ne Marok kane njoftuar arrestimin e 24 personave te dyshuar si terroriste te lidhur me Al Kaeden.

Operacioni i ndalimi te 24 te dyshuarve eshte ndermarre ne Rabat. Ne njoftimin per shtyp thuhet se qe te gjithe te ndaluarit dyshohen si vullnetare te Al Kaedas qe kane lidhje me sulmet ne Irak dhe Somali.

Te 24 personat planifikonin sulme terroriste edhe ne Marok duke rekrutuar mercenare dhe vullnetare per Al Kaeden.

Top Channel