Kupa njeh tete te kualifikuarit e pare

24/09/2009 10:30

Kupa e Shqiperise  ngre siparin me tete ndeshjet e para, ku u perballen 16 skuadra per te perzgjedhur tete te kualifikuarat per ne turin e dyte.

Çlirimi arriti te siguroje nje kualifikim ne kohen shtese, duke mundur me rezultatin 0-1 Naftetarin e Kuçoves dhe ne raundin tjeter do te ndeshet me Luzin, i cili fitoi ndeshjen ne tavoline 2-0 per shkak te mosparaqitjes se Perparimit.

Mamurasi ka triumfuar 2-0 ndaj Korabit dhe ne ndeshjen e turit tjeter do te prese Ilirine, e cila mori nje fitore te thelle 4-2 perballe Erzenit. Vlora e Rrapo Tahos fitoi 2-1 me Kelcyren dhe ne turin e dyte do te ndeshet me Delvinen, qe nuk ka treguar aspak meshire ndaj Himares, te cilen e ka shkaterruar me rezultatin 5-0.

Nje fitore te rendesishme 2-1 ka arritur edhe Domosdova ne ndeshjen perballe Maliqit. Kundershtari i tyre ne turin tjeter do te jete ekipi i Tomorit te Beratit, i cili mundi me rezultatin 2-0 fqinjet e tyre nga Permeti.

Top Channel