Korçe, adoleshenti: Me perdhunuan ne qeli

24/09/2009 08:50

Nje i mitur qe vuan denimin ne qeli me te rriturit ka bere nje denoncim qe hedh dyshime per nje skandal ne burgun e sigurise se larte ne Drenove te Korçes.

Ai ka denoncuar shokun e qelise per perdhunim, por prokuroria e rrethit ka arritur ne konkluzionin se ai ka bere akuze te rreme, ne shenje hakmarrjeje ndaj te burgosurve te tjere.

Ngjarja eshte denoncuar ne daten 19 shtator, kur nje 16-vjeçar ka depozituar nje padi, pasi pretendonte se ishte dhunuar seksualisht ne ambientet e qelise.

Skandali ka tronditur autoritetet e burgut te sigurise se larte dhe Prokuroria e Rrethit Korçe eshte vene menjehere ne levizje dhe ka nisur verifikimet per ngjarjen e rende.

Burime zyrtare te Prokurorise se Korçes sqarojne se kane nisur hetimet per rastin e nje te mituri, i cili pretendonte se ishte perdhunuar ne ambientet e burgut, ku po mbahet i izoluar ne pritje te gjykimit per nje krim te rende.

Sipas prokurorise, i mituri ka pretenduar se eshte perdhunuar nga persona me te cilet ndante qeline.

Top Channel