Has, plagoset me arme per kufirin e tokes

24/09/2009 08:55

Nje konflikt per pronen ne fshatin Tepla te Komunes Golaj ne Has ka perfunduar me plagosjen rende te nje 53-vjeçari.

Mesohet se Beqir Rada, 55-vjeç, nga fshati Tepla, rreth ores 16:00 te se merkures ka qelluar me arme automatik kallashnikov kunder bashkefshatarit te tij, shtetasit Idriz Ferizolli, duke e plagosur rende ne pjesen e kokes dhe ne njeren kembe.

Burime te policise bejne te ditur se konflikti kishte si pikenisje nje mosmarreveshje per kufirin ndares te arave te tyre.

Agresori kishte qelluar mbi 53-vjeçarin dhe vetem pas nje ore eshte arrestuar nga policia lokale.

I plagosuri eshte derguar ne spitalin e Kukesit, ku ka marre mjekimin e pare, por me pas eshte derguar ne Tirane per trajtim me te specializuar ne Spitalin Ushtarak.

Top Channel