
Shume here ne keto vitet e fundit kemi qene te detyruar te asistojme ne ate minute heshtjeje para fershellimes fillestare te ndeshjeve, e cila kujton nje person, i cili nuk eshte me.
Jo vetem per inspektorin e policise Raçiti, por Gabriele Sandri, Manuela Prandeli, Xhiakomo Bulgareli, e per shume e shume te tjere, tifoze te thjeshte, te lavdishem te se kaluares, punetore, nje gje e tille nuk ka munguar.
Ne javen e fundit te serise, ky ritual eshte perseritur, duke na kujtuar ata ushtare, qe per te mbrojtur principet e lirise, gjeten vdekjen ne krye te detyres. Ne çdo fushe, te çdo kategorie italiane, eshte vene re ajo minute heshtjeje, ku ne mendjen e te gjitheve, mendohet per te humburit.
E drejte te nderohen djemte e humbur ne Irak, legjitime ishin funeralet e tyre, e pafundme mirenjohja jone per ate qe kane bere, por te premten u shua edhe Brian Filipi, futbollisti i ri shqiptar i Ravenes, i cili vdiq tragjikisht ne nje aksident. Per Brianin pak, shume pak, kane qene manifestimet, te kaluara gati me indiference, nese nuk do te ishte per ish-trajnerin e tij Atzori, qe ne fund te ndeshjes doli para gazetareve me nje bluze, mbi te cilen i kishte bere nje dedikim.
Kerkojme qe kjo vdekje tragjike te mos vihet ne nje cep dhe te harrohet, pasi ne fund te fundit, ishte nje djale, per me teper i federuar nga FIGC. I lindur ne Lezhe, me 11 gusht 1989, Brian Filipi militonte prej tre sezonesh ne klubin e Ravenes, qe e kishte blere nga Cervia. Pas nje kampionati me 23 ndeshje dhe 5 gola (kunder Portogruaro, Lumezanes, Padovas dhe dopjete ndaj Lenjanos).
Numeronte disa grumbullime ne Kombetaren U-21 te Shqiperise. “Ky kujtim i yni, – shkruante dje faqja italiane ne internet “24oredisport.com”, – ndoshta eshte me e pakta qe mund te behej, por minuten e heshtjes e propozojme ne”. Nderkohe qe tashme Shqiperia pergatitet t’i jape sot lamtumiren e fundit talentit te saj te futbollit, karriera e te cilit u nderpre ne moshe te re, per shkak te nje makine qe po ecte me shpejtesi jashte normave dhe qe e perplasi, kur ai po ecte ne xhiro me shokun e tij te skuadres Stefano Skapini.
Ne qytetin e vendlindjes, ne Lezhe, do te behen homazhet e fundit ne Pallatin e Kultures dhe me pas do te shoqerohet per ne banesen e fundit.
Top Channel