
Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaron ne seancen e sotme plenare ku po diskutohen ndryshimet ne buxhetin e vitit 2009, se qellim eshte rritja e parave ne arken e shtetit.
Megjithate Bode ka theksuar se eshte spekuluar me deklaraten e kryeministrit ne lidhje me Euron.
“Ne jemi nje vend aspirant per ne Bashkimin Europian dhe procesi i zevendesimit te monedhes sone me Euron do te jete shume i gjate. I ftoj te gjithe shqiptaret qe te besojne te Leku sepse eshte monedha me e qendrueshme ne rajon dhe qe ka treguar me shume stabilitet ne keto 10 vitet e fundit”, u shpreh Bode.
Me ndryshimet qe priten te miratohen sot ne parlament, pa votat e opozites, e cila mungon serish, parashikohet ulja e nivelit te te ardhurave ne 10 miliarde leke.
Top Channel