Kolumbia siguron kualifikimin, Munoz vendos sfidën ndaj RD Kongos dhe dërgon “Los Cafeteros” në fazën me eliminim direkt
Me ne fund vjen edhe momenti qe Besart Berisha te luaje titullar per here te pare ne nje ndeshje zyrtare te Arminias se Bielefeldit.
Nje gje e tille eshte konkretizuar te marten ne takimin qe skuadra e tij e re (me te cilen u bashkua vetem gjate merkatos se kesaj vere) luajti ne kompeticionin e dyte per nga prestigji ne futbollin vendas, Kupen e Gjermanise, kunder ekipit te kategorise se trete Eintraht Trier.
Trajneri i Arminias i besoi kosovarit nje vend ne 11-she si sulmuesi i vetem i skuadres, pasi tekniku kishte menduar me shume per nje loje mbrojtese ne kete sfide te pare.
Por loja e tij nuk ka qene ne nivelin e duhur. Gjithsesi Arminia shenoi dy gola te shpejte, por me pas vendasit e permbysen rezultatin, duke triumfuar me rezultatin 4-2. Berisha deri tani ishte aktivizuar si zevendesues ne tre nga gjashte ndeshjet e ketij sezoni ne Bundesliga 2, ku ka akumuluar ne total nje minutazh te paket loje, vetem 45 minuta.
Top Channel