Berisha fton Obamen per vizite ne Shqiperi

24/09/2009 09:55

Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka zhvilluar nje takim te shkurter me presidentin amerikan Barack Obama, gjate nje pritjeje te organizuar nga ky i fundit per te gjithe kreret e shteteve qe po marrin pjese ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.

Gjate takimit, Berisha i ka shprehur shefit te Shtepise se Bardhe ndjenjat me te larta miqesore qe ekzistojne mes popullit shqiptar dhe atij amerikan, si dhe gatishmerine e tij per bashkepunim.

“Ju zoti President do te gjeni kombin me miqesor ndaj kombit amerikan, ndaj vendit tuaj dhe ndaj jush dhe une shpresoj shume qe ju te vini ne vendin tim”, ka deklaruar Berisha, i cili e ka ftuar Obamen te vizitoje Shqiperine.

Ndersa Obama, nga ana e tij ka vleresuar mbeshtetjen e Shqiperise, si dhe ka shprehur vleresimin e tij me te mire per popullin shqiptar.

“Kur punoja ne Cikago kam pasur mundesi te takoj dhe te punoj me disa shqiptare, te cilet me kane lene mbresat me te mira”, eshte shprehur Obama.

Top Channel