Zbulohet vjedhja me autor ne burg

23/09/2009 09:00

Nje vjedhje eshte zbuluar nga policia me ane te gjurmeve te gishtave, por ka rezultuar se autori i saj eshte i denuar per nje tjeter veper penale.

Burimet policore te kryeqytetit bene te ditur se sherbimet e Komisariatit te Policise nr. 3, pas nje kallezimi te deponuar, filluan procedimin penal mbi vjedhjen e supermarketit “Pro Natyra”, e ndodhur ne Rrugen e Barrikadave ne Tirane.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale u mundesua identifikimi i autorit, i cili dyshohet te jete shtetasi Festim Fiqiri Skerma, 31 vjec, lindur dhe banues ne fshatin Poloske te Bilishtit. Por, aktualisht ndodhet i arrestuar ne Burgun 302 per nje tjeter veper penale.

Materialet e perpiluara ne ngarkim te tij do t’i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per te bashkelidhur te gjitha procedimet, per vepren penale te “vjedhjes”.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA