Nje tjeter ish-kryetar komune do te ndiqet penalisht per akuzen e tjetersimit te pronave.
Pas denoncimeve ne Policine e Shtetit nga disa persona, ndaj ish-kryetarit te komunes se Prezes, Ramazan Garipi, 62 vjec, filloi procedimi penal per akuzen e shperdorimit te detyres. Sipas policise ai ka tjetersuar 10 mije metra toke, qe i perkisnin nje shtetasi me banim ne fshatin Preze.
62-vjecari i cili do te hetohet ne gjendje te lire, eshte ish – kryekomunari i shtate qe merret ne ndjekje penale vetem per qarkun e Tiranes, nga te cilet aktualisht ndodhen ne gjendje arresti vetem tre prej tyre.
Kontrollet e KLSH-se dhe denoncimet e qytetareve kane cuar ne fillimin e ndjekjes penale per shume ish-kryekomunare ne Shqiperi, ku me teper bie ne sy emrat e atyre qe kane drejtuar komunat e Tiranes, ku edhe dyshimet per tjetersim te tokave jane me te medha.
Nderkohe qe edhe ata qe kane drejtuar komunat ne rrethet bregdetare kane perbere shpesh here objekte hetimi te policise dhe prokurorise. Aktualisht ne gjykate ka marre denim per akuzat qe u jane ngritur, vetem ish-kryetaret e komunes se Kasharit, qe morren nje mase denimi deri ne tete vjet burg.
Ne shumicen prej rasteve te tjera dosjet ende nuk kane mberritur ne gjykate.
Top Channel