Ministria e Arsimit: Teksti i Historise s’ndryshon
23/09/2009 15:45
Edhe pas debateve dhe fakteve te nxjerra nga studiues dhe historiane, Ministria e Arsimit ka vendosur qe teksti i historise per klasat e 12-ta te mos ndryshoje pasi sipas Ministrise i permbush te gjitha kritere e programit.
“Komisioni i Miratimit te teksteve ben vleresimin mbi bazen e dokumentave ligjore qe paraqiten. Tonet politike per terheqjen e teksteve nuk i bejne nder vendit”, deklaroi sot zevendesministri, Halit Shamata.
Zoti Shamata nuk pranoi te jepte pergjigje te tjera, kur u pyet per ngjarjen e Gerdecit, te permendur ne tekstet shkollore.
Top Channel