Korce, kufizime energjie ne qytet

23/09/2009 08:00

Remontet ne linjen e interkonjeksionit 400 kilovolt pritet te rikthejne ne zonen e Korces nderprerjet e gjata te furnizimit me energji elektrike.

Edhe pse ishte parashikuar qe punimet dhe remontet ne linja te perfundonin deri diten e premte te javes se shkuar, duket se edhe per javen ne vijim banoret dhe bizneset e rretheve te juglindjes do te perballen me nderprerjen e energjise elektrike per disa ore gjate dites.

Operatori i Sistemit te Shperndarjes se energjise elektrike (OSSH) ka bere te ditur se remontet do te vazhdojne ne linjen e interkonjeksionit ne Zemblak dhe kane paralajmeruar nderprerje edhe me te gjate te furnizimit me energji elektrike.

Burime prane kesaj drejtorie kane bere te ditur se behet fjale se furnizimi do te mbulohet nga linja e vjeter 110 kilovolt. Sipas grafikut, parashikohet qe gjate dites se marte te kete nderprerje te energjise elektrike nga ora 09.00 deri ne oren 16.00, cka do te thote se per 7 ore rresht, per shkak te remonteve ne zone do te mungoje energjia elektrike, ndersa me pas si burim do te shfrytezohet linja e vjeter.

Kjo do te thote se edhe kete jave do te kete furnizimin me nje tension me te ulet deri ne perfundimin e punimeve dhe nderprerje te energjise, duke filluar qe nga dita e marte. Edhe pse duhej qe punimet te perfundonin, ato do te vijojne pas nderhyrjeve ne Cervenage dhe ne nje pjese te linjes se interkonjeksionit ne zonen e Zemblakut. Nderkohe nuk konfirmohet se sa do te zgjasin nderprerjet e energjise per zonat rurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA