Profesore dhe studiues te historise kerkojne te respektohen te gjitha faktet dhe te mos behen interpretime politike ne tekstet e historise, me te cilat mesojne nxenesit shqiptare.
Profesor Ajet Shahu tha se ne tekstin e historise per klasen e 12 jane bere interpretime per ceshtje politike ende ne hetim dhe per shume ngjarje historike dokumentat zyrtare te se cilave mbahen sekret ne arkivin e shtetit.
“Disa ngjarje aktuale nuk duhen futur ne formen e teksteve, por thjesht si fakte pa interpretime te gjata”, thote historiani Ajet Shala.
Ne arkivin e shtetit nuk mund te behet publik asnje dokument pa kaluar te pakten 25 vjet.
Profesori i asociuar ne Institutin e Historise, Hamit Kaba dhe autori i tekstit alternativ per historine e Shqiperise per klasat e 12 sqaron se ne tekstet shkollore nuk mund te behen interpretime, pa pasur fakte.
Nje historian qe guxon te beje dicka te tille duhet t’u jape disa alternativa nxenesve. Teksti i historise se popullit shqiptar i cili eshte hedhur ne qarkullim kete vit, shkel disa nga parimet themelore te historise, ate te paraqitjes se ngjarjve ne baze te fakteve te dokumentuara me pare.
Top Channel