Procesi ndaj te pandehurve per tragjedine e Gerdecit deshtoi serish sot.
Edhe pas paralajmerimeve te forta te presidentit te Republikes dhe kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise, per nje kontroll ne gjykata kunder zvarritjes se proceseve gjyqesore, Gjykata e Tiranes shenoi seancen e katert te deshtuar, duke e shtyre fillimin e gjyqit pas nje jave.
Sikurse edhe per seancat e meparshme shkak eshte bere mungesa e avokateve, ndersa trupi gjykues i kryesuar nga gjykatesi Ridvan Hado ka caktuar si date te radhes 30 shtatorin.
Ne fakt te 45 minutat gjate te cilave palet u ulen perpara gjykates sherbyen vetem per te bere apelin e te pandehurve, avokateve te tyre dhe prokuroreve.
U konstatua se mungonte avokati i Agim Lales, ish-zevendes komandantit te shtabit te pergjithshem. Avokati Artan Kodheli njoftoi gjykaten nepermjet asistentit te tij se ndodhej ne nje proces tjeter tek krimet e renda.
Gjykata ka tentuar ta zhbllokoje situaten duke sjelle menjehere ne salle nje avokat te caktuar kryesisht nga shteti per te bere zevendesimin e mbrojtesit te Agim Lales, por avokati nuk ka pranuar te marre persiper kete ceshtje.
Ne salle ndodheshin vetem nje grusht ish-ushtarakesh Zenun Ferro, Hysni Cocka, Jorgo Mino dhe Ilmi Lajac. Ndersa pjesa tjeter e te pandehurve te rendesishem mes te cileve edhe Ylli Pinari, Luan Hoxha, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxholli kane preferuar te mos dalin para gjykates por te perfaqesohen nga avokatet.
Top Channel