FIA: Mister X zbardhi skandalin “Renault”

23/09/2009 10:30

Flavio Briatore eshte tradhetuar nga nje punonjes i Renault dhe kjo tashme nuk ka me dyshime.

Ish shefi i skuderise franceze qe u pezullua perjete nga Formula 1 eshte spiunuar nga nje ish vartes i tij per detajet e urdhrit qe iu dha Piquet per te perplasur makinen ne menyre qe te favorizonte shokun e skuadres, Fernando Alonso. FIA thekson se personazhi ne fjale kishte dale kunder vendimit per te perplasur makinen.

“Mister X”, dinte me saktesi gjithcka dhe vendosi qe kete ta konfirmoje edhe para anetareve te FIA-s. Vetem Max Mosley dhe disa ndihmes ligjore jane ne dijeni te emrit te njeriut misterioz. “FIA kishte besim se njeriu X nuk kishte asnje gisht ne ceshtje dhe mbajti qendrim ndaj vendimit te skuderise”, thuhet ne nje komunikate zyrtare te federates nderkombetare.

Nderkohe FIA ben me dije se Symonds dhe Briatore kane te drejten ligjore ta apelojne vendimin e dhene ne 21 shtator. 

 

Top Channel