Dule: Zgjedhje te parakohshme

23/09/2009 15:15

Zgjedhjet e parakohshme jane opsioni me i mire sipas Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut per t’i rikthyer vendit stabilitetin dhe per ta shkeputur ate nga ngerci aktual politik.

“Dy palet duhet te bejne nga nje hap prapa ne pretendimet e veta dhe te hedhin hapin drejt se ardhmes, drejt integrimit. Nuk mund te ishte zgjidhje e keqe, qe bashke me zgjedhjet lokale te zhvillohen edhe ato parlamentare”, u shpreh Dule.

Duke theksuar se zgjedhjet kontestohen nga te pakten 50 % e votuesve, zoti Dule mendon se nje qeveri me baze te gjere, gjitheperfshirese deri ne mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme do te ishte zgjidhja me e mire.

Sipas kreut te PBDNJ-se, keto zgjidhje duhet per here te pare te jepen nga klasa politike shqipetare dhe jo te shkohet deri ne ate pike sa te imponohen serisht nga nderkombetaret.

Dule akuzoi Partine Demokratike se gjate fushates elektorale ka ushtruar presion te vazhdueshem kundrejt drejtuesve te kesaj force politike ose te OMONIA-s, duke ofruar poste te larta ne administrate ne kembim te mbeshtetjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA