Bulqize, pengohet ndertimi i rruges
23/09/2009 13:05
Punimet e rruges se Arbrit jane penguar nga disa banore te periferise se Bulqizes te cilet kane kerkuar shpronesimin per shtepite e tyre qe demtohen apo shkaterrohen.
Ata vendosen dje ne rruge automjetet e tyre per te penguar kompanite ndertuese te vazhdonin punimet. Per te lejuar vijimin e punimeve ka nderhyre policia qe largoi banoret qe bllokonin rrugen si dhe shoqeroi disa persona.
Banoret kane kundershtuar veprimet e policise duke debatuar me policet. Gjate ndertimit te kesaj rruge jane perseritur shpesh konfliktet me banoret e zones per shkak te vonesave ne demshperblimin apo shpronesimet.
Top Channel