Bayern Munchen, Toni rikthehet ne ndeshjen e kupes

23/09/2009 12:40

Luca Toni rikthehet ne fushe me fanelen e Bayern Munchen pas nje fillimi jo te mire te sezonit.

Sulmuesi italian debutoi gjate ketij sezoni ne ndeshjen e kupes kunder Oberhausen te fituar 5-0 nga bavarezet. Toni hyri ne fushe ne minuten e 15-te te pjeses se dyte por nuk arriti te shenonte.

Thembra e Akilit tashme eshte sheruar plotesisht dhe kampioni i botes mund te pretendoje nje vend prej titullari tek Bayern Munchen. Golat ne ndeshjen e djeshme u shenuan dy nga Van Buyten, Lahm, Gomez dhe Thomas Mueller.

Top Channel