Barcalona “kopjon” Realin e Madridit duke i dhene nje sinjal te qarte skuadres “merengues” se kete sezon katalanasit jane edhe me magjike.
“Uragani blaugrana” ka vershuar ne fushen e Racing Santander ku skuadra e Guardioles ka fituar 4-1 ne ndeshjen e pare te javes se katert te Primera Division. Ibrahimovic, Messi e Pique jane autoret e golave per kuqeblute ne 27 minutat e para, duke e mbyllur takimin praktikisht pa kaluar as gjysme ore loje.
Te zotet e shtepise kane ngushtuar diferencen me Serranon por Messi vulosi pokerin ne pjesen e dyte, duke mos u dhene asnje mundesi reagimi vendasve. Ibrahimovic ka dale nga fusha duke caluar pak minuta pas fillimit te pjeses se dyte por per te nuk ka asgje te rende.
Ne ndeshjen tjeter te dites se martes, Sevilja ka fituar 2-0 ne fushen e Majorkes me gola te Squillaci-t e Perotti-t.
Top Channel