
Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka kerkuar kontroll te rrepte te dy inspektoriateve te KLD-se dhe Ministrise se Drejtesise mbi gjykatat duke ju referuar disa prej proceseve gjyqesore te paperfunduara te cilat kane edhe ndjeshmerine publike me te madhe. (UPDATE)
“Duhet pare transparenca e verifikimit dhe transparenca e gjykimit per te qene korrekte me publikun dhe me njerezit qe i kane syte te KLD-ja”, u shpreh Topi.
Nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu ka kerkuar futjen ne rendin e dites se zgjidhjes se proceseve te evidentuara ne kohet e fundit si rastet negative, duke dale ne perfundimin se jane duke mbaruar afatet e paraburgimit te te akuzuareve per vrasje dhe krime te renda.
“Kohezgjatja e procesit gjyqesor, e cila shpesh shkon deri ne afatet e paraburgimit, sjell qe shume subjekte qe akuzohen per krime rrezikojne te dalin jashte, pikerisht per shkak te zgjatjes se gjykimit”, u shpreh Spahiu.
Duke ju referuar disa gjykimeve ne Gjykaten e Krimeve te Renda anetari i ketij Keshilli Neshat Fana, propozi qe proceste te mos shtyhen por te vazhdojne ne nje maratone disa ditore deri ne perfundim, nje praktike kjo e zbatuar ne drejtesine amerikane.
“Prej vitesh te tera, gjykatat shqiptare kane hequr dore nga nje parim i detyryeshem i gjykimit te panderprere”, tha Fana.
Disa prej gjyqeve me sensibilitet me te madh publik, ai i Gerdecit, ai i bandes se Lul Berishes dhe Indrit Dokles apo ai i bandes se Cerrikut jane duke u zvarritur si pasoje e manovrave qe bejne avokatet.
Top Channel