Longarevic: 15 minutat e para, Tirana inekzistente

22/09/2009 09:30

E drejton kete skuader qe prej muajit korrik, kur erdhi me shume buje ne drejtimin e saj, por vetem pas shtate ndeshjesh zyrtare (2 ne eliminatoret e Champions League ndaj Stabaekut, 1 finale per Superkupen ndaj Flamurtarit dhe 4 takimi te sezonit te ri te Kategorise Superiore) i ka hapur letrat ne tavoline, duke folur hapur ne lidhje me problemet qe ka Tirana.

Trajneri Ilia Lonçareviç deshiron te vere duart ne plage. Dhe analizon ne detaje lojen e te tijve, e cila ka stonuar, sidomos ne kete fillimi te sezonit te ri. Menjehere pas stervitjes se djeshme, tekniku kroat ka nenvizuar se “kemi ende probleme, sidomos ne pasimet e topit, ku nuk jemi te sakte.

Nje tjeter shqetesim per ne eshte edhe nervozizmi i tepruar qe shfaqim ne fushe”, sqaron Lonçareviç. Pasi ka kaluar ne site kater takimet e para sezonale trajneri 64-vjeçar, pohon se bardheblute nje jane te perqendruar qe ne minutat e para te takimeve.

“I nisim ndeshjet shume keq, ku ne 15-20 minutat e para jemi krejtesisht jashte loje, mezi lidhen repartet me njera-tjetren dhe kjo pengon ne funksionimin e plote te te gjithe ekipit”, thekson tekniku i Tiranes, i cili i ka drejtuar ne kete menyre gishtin mbi grupin e futbollisteve, por duke shmangur kategorisht pergjegjesite e tij.

Tashme eshte e njohur qe “Thembra e Akilit” te kesaj Tirane eshte ka qene infermieria e mbushur me shume futbolliste titullare.

Qe nga fillimi i sezonit mungojne per shkak demtimesh, sulmuesi Migen Memelli, dhe mesfushoret Devis Mukaj dhe Gjergji Muzaka. Dhe nje gje te tille nuk kishte se si te mos e risillte ndermend trajneri, i cili mezi pret te kete ne dispozicion nje Tirane te plote, per te provuar edhe potencialin e saj te vertete. Lajmet e mire kane filluar te vijne nje e nga nje per Lonçareviçin. Tashme pa ardhur koha e rikthimit ne fushen e Muzakes, gje qe ia lehteson disi “dhimbjet” teknikut kroat, por edhe i Abrahamit.

“Jam i kenaqur qe jane rikuperuar Muzaka dhe Abraham”, shton ai, por megjithate, nuk eshte se ndryshimi pritet te jete shume i madh. Nga ana tjeter, permendi si fakt pozitiv ate qe “ekipi ka luajtur me moral te larte ne dy ndeshjet e fundit dhe kjo eshte per t’u vleresuar”.

Nderkohe qe ndeshjen e radhes do te duhet ta luaje ne Fier perballe Apolonise, e cila edhe pse me dy humbje ne kater ndeshje, ka fituar statusin e nje skuadre “plan-prishese” ne kete fillim kampionati. Por trajneri bardheblu kerkon nga te tijte “qe te reflektojne ne Fier, edhe pse e dime se do te jete nje ndeshje e veshtire. Megjithate, une jam optimist se ekipi do te dije te beje detyren e tij edhe ndaj Apolonise”,

perfundon Lonçareviç. Demtimi ka prekur edhe sulmuesin tjeter, Abilaliaj, por stafi mjekesor garanton se ai do te jete ne fushe ne sfiden ndaj fierakeve. Ndersa kthimi i Makaj, Memellit e Dabulles do te vonoje edhe per nje kohe te pacaktuar ende. Mbrojtesi bardheblu ka fluturuar drejt Austrise ku do te operohet.

Rikthimi i tij ne fushe mund te behet vetem pas 5 muajsh, ne shkurt. Nje tjeter mungese e rendesishme eshte edhe ajo e mbrojtesit tjeter, Andi Lila, i pezulluar me 5 jave.  
 
 
 
 

Top Channel