Italiane e shqiptare i japin lamtumiren Filipit

22/09/2009 09:55

Te henen pasdite mbi njemije persona, italiane e shqiptare, moren pjese ne funeralin e mbajtur ne Çervia (Ravena) te Italise, ku i dhane  lamtumiren Brian Filipit, talentit shqiptar, sulmuesit te Ravenas, i cili humbi jeten tragjikisht pas nje aksidenti mbremjen e se premtes.

Nuk ka munguar Erjon Bogdani, sulmuesi shqiptar i Kievos, i cili te dielen ia kishte dedikuar Filipit golin e shenuar kunder Xhenoas.

Mes autoriteteve prezente ishin ambasadori shqiptar ne Rome, keshilltari rajonal, Miro Fiamengi, kryebashkiaku i Ravenes, Fabrizo Mateuci, dhe ai i Çervias, Roberto Zofoli, e gjithe skuadra dhe drejtuesit e Ravenes. Edhe skuadrat e Riminit dhe Çesenes ishin prezente me nje delegacion futbollistesh.

Mbi te gjithe rendonte nje dhimbje e madhe: Brian nuk eshte me dhe e ka lene kete bote shume shpejt, duke keputur ne mes endrrat e tij qe po beheshin realitet, duke nderprere nje karriere premtuese ne boten e futbollit.

Top Channel