
Jashte nga Formula 1, dhe ndoshta shume shpejt jashte edhe nga futbolli.
Nje jave me lajme te keqija kjo per ish bosin e Renault, Flavio Briatore qe te henen u perjashtua per nje kohe te pacaktuar nga garat e Formula 1 dhe aktivitetet e FIA-s.
Sipas te perditshmes angleze “The Sun”, italiani 59 vjecar qe eshte bashkepronar i klubit te futbollit anglez Quins Park Rangers qe luan ne kategorine e dyte, mund te perjashtohet edhe nga bota e futbollit.
Sipas po te njejtes gazete, rregullat e Liges Angleze ndalojne mundesine e drejtimit te nje klubi, nga persona qe jane perjashtuar nga disiplina te tjera sportive, gje e cila do ta detyroje Flavio Briatoren te shese aksionet e veta ne klubin anglez.
Presidenti i liges, Lord Mohiney ka kerkuar shpjegime nga FIA ne lidhje me perjashtimin e Briatores dhe me pas do te jape vendimin nese italiani do te vazhdoje te qendroje ne boten e futbollit, ose do t’i duhet te jape lamtumiren, qofte kjo edhe pa deshiren e tij.
Top Channel