
Pritja e gjate perfundoi. Erjon Bogdani rigjeti golin ne Serine A. Pas paraqitjeve te mira me Kombetaren, sulmuesi 32-vjeçar e kerkonte prej kohesh rrjeten edhe ne kampionat me Kievon.
Ai nuk shenonte prej gjashte muajsh, hera e fundit kur kishte festuar ishte me 15 mars te ketij viti, ne fitoren 3:0 qe Kievo arriti ne fushen e Lacios. Gjithsesi, nuk e kishte humbur asnjehere shpresen. Goli erdhi pas nje fillim sezoni ku Bogdani eshte shfaqur gjithmone si protagonist.
Madje, ne fitoren me Xhenoan (ku fitoi edhe penalltine qe zhbllokoi rezultatin), kuqeziu ka regjistruar paraqitjen me te mire gjate dy vjeteve e gjysme te klubi veronez, ku u transferua ne janar te vitit 2007 per 3 milione euro.
“A jam i lumtur? Natyrisht qe ndihem i lumtur. Gjithsesi, me duhet te them se futbolli ndonjehere eshte i çuditshem”, deklaroi Bogdani. “Kur shenon nje gol behesh menjehere protagonist, ndersa ne rastet kur nuk gjen rrugen e rrjetes sakrificat nuk te vleresohen, edhe pse ne fushen e lojes mund te japesh maksimumin, pavaresisht kesaj, falenderoj trajnerin e Kievos, Di Karlo, dhe stafin teknik qe me kane mbeshtetur gjate gjithe kohes. eshte merita e tyre qe po kaloj nje forme te mire fizike”.
Vetem pak kohe me pare, sulmuesi i perfaqesueses shqiptare shihej si nje element i panevojshem per Kievon. U spekuluan destinacione te ndryshme, ne Serine A apo edhe ne kampionatin anglez, por Bogdani vendosi te mos largohej nga Verona.
“Nuk kam çfare te them rreth kesaj teme, une mundohem vetem te bej sa me mire punen time. Pastaj, golat te ndihmojne, te rikthejne buzeqeshjen. Por, nuk duhet te harrojme se pas meje luan nje skuader e tere, qe me ndihmon”. “Agjerimi” perfundoi dhe tashme Erjoni eshte i perqendruar ne sfiden e radhes me Sienen, klub ne te cilin e kujtojne per paraqitjet e mira ne fushe.
“Kam kujtime te bukura nga kjo skuader. Gjithsesi, dua te mendoj vetem per te tashmen dhe e tashmja ime eshte Kievo. Kunder Sienes do te jete nje sfide mjaft delikate, duke qene se eshte nje perballje direkte mes dy skuadrave qe kerkojne mbijetesen. Jemi nje skuader e mire, nuk u trembemi kundershtareve dhe fitorja me Xhenoan na ka dhene me teper siguri ne forcat tona”, perfundoi Bogdani.
Top Channel