Babai i Lorik Canes apelon denimin me burg

22/09/2009 10:45

Agim Cana, babai-menaxher i mesfushorit te mirenjohur te Kombetares, Lorik Cana, ka apeluar denimin me nje vit burg me kusht. Vendimi i dhene nga gjykata e Marsejes ne 10-diteshin e pare te ketij muaji, u kundershtua edhe nga menaxheri Kristof Mongai.

Perveç burgimit, Agimi, nje prej lojtareve te “brezit te arte” te Prishtines ne vitet ‘80, ishte gjobitur edhe me 100 mije euro gjobe, per shkak te parregullsive ne kalimin e Lorikut nga Paris Seint Zhermen tek Olimpik Marseja ne vitin 2005.

Ai akuzohej per falsifikimin e dokumentacionit dhe se ne bashkepunim me ish-menaxherin Kristof Mongai ka demtuar klubin parisien, duke perfituar 131.800 euro komision nga transferimi.

Nderkohe, gjykata hodhi poshte akuzat se Agim Cana kishte kercenuar ish-drejtorin sportiv te PSG-se, Zhan-Mishel Mutier, qe te pershpejtonte procedurat e shitjes se lojtarit kuqezi.

 
 

Top Channel